Politike

Mbërrijnë turistët e parë rusë në Shqipëri, Ambasada: Ndihmoi edhe përdorimi i vaksinës Sputnik V

Të dielën zbriti në Aeroportin e Rinasit avioni i parë charter me 200 turistë rusë në bord, që nisën sezonin e tyre të pushimeve në Shqipëri.

Ambasada ruse në Tiranë thotë se kjo u arrit falë përpjekjeve të përbashkëta në luftën kundër Covid, zbatimit të masave kufizuese të rrepta dhe vaksinimit të masiv të popullsisë.

“Kjo i lejoi Shqipёrisё tё hapё pёrsёri kufijtё e saj dhe tё deklarojё mё zё tё lartё “Mirё se erdhët nё Shqipёri!” mijёra dhe mijёra turistёve nga vendet e ndryshme, pёrfshi Rusinё. Jemi krenarë me këtë fakt se në arritjen e rezultateve pozitive nё luftёn kundёr pandemisё nё Shqipёri ndihmoi dhe pёrdorimi i gjerё kёtu i vaksinës anticovid ruse Sputnik V”, thotë Ambasada Ruse.

Mesazhi i Ambasadës Ruse mbyllet me urimin drejtuar shtetasve të saj që kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet që të kenë një qëndrim të këndshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë