Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se nuk kishte diskutuar me Partinë e Lirisë për dy nismat e shpallura nga Ilir Meta qeveria teknike dhe referendumi, por i mbështeti të dyja ato kur u pyet nga media në konferencën e përjavshme për shtyp.
“Nuk kemi diskutuar por teza jonë është kjo: Që Edi Rama duhet të largohet një ditë e më parë, pas largimit të kësaj qeverie, natyrisht detyra më themelore është përgatitja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
A do ngarkohet një qeveri teknike apo si do quhet ajo, apo “ad hoc” për të përgatitur zgjedhjet është diçka që do vendosin forcat politike por largimi i Ramës është absolut”, tha ai.
I njëjti qëndrim edhe për referendumin.
“Siç mund ta verifikoni, prej kohësh jemi shprehur për referendumet. Jemi shprehur në disa takime. Dhe unë vlerësoj qëndrimin e Partisë së Lirisë për referendumet. Kushtetuta ka humbur sensin e saj me marrjen e të gjitha pushteteve nga Edi Rama, de facto ajo ka rënë.
Sepse misioni i saj i një Kushtetute është ndarja e pushteteve. Nëse kushtetutshmëria është futur si shtyllë bazë e demokracisë, është futur për balancën e pushteteve. Ky është misioni që këtu ka humbur.
Përveç kësaj, janë bërë ndërhyrje në Kushtetutë të shumëllojta, që i kanë privuar asaj zhdërvjelltësinë.
Së treti, Shqipëria është i vetmi vend ku qytetarët nuk mund të flasin me votën e tyre”, tha ai.
Berisha la të hapur gjithashtu mundësinë e koalicionit me Partinë e Lirisë së Ilir Metës.
“Do diskutojmë e jemi për koalicione, por parimi ynë bazë nuk ndryshon ne jemi për primare, ne nuk i heqim primaret, i kemi mision, i marrim si mision. Me ne erdhi pluralizmi politik me ne duhet të vijë dhe ky standard i ri që është pluralitet brenda partisë. Një gjë është e sigurt, ata s’do i caktojë Berisha dhe Kryesia por do i votojë anëtarësia e PD”.
A do të dalin me kandidatë të përbashket me PL në zgjedhjet lokale?
‘Mendoj se ne e mirëpresim dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve dhe nuk kishte asnjë arsye mos dilte që ditën e parë të inaugurimit të presidentit të ri, ligji e lejonte.
Do diskutojmë e jemi për koalicione, por parimi ynë bazë nuk ndryshon ne jemi për primare, ne nuk i heqim primaret, i kemi mision, i marrim si mision…”, tha ai
Kryetari i PD-së, Sali Berisha kishte një kërkesë gjithashtu për themeluesin e “Emaar Properties” Mohamed Alabbar që të mos përfshihet në projektin për Portin e Durrësit..
“Para 2 javësh u kam bërë thirrje qytetarëve të Durrësit, të mos blejnë asnjë metër se gjithçka do të konfiskohet. E denoncoj sot sërish këtë aferë, e cila shkon lehtësisht mbi 4 miliardë euro. Edi Rama me kompaninë po përvetëson një milionë m2 tokë publike në qytetin e Durrësit. Po i bën një dëm të pallogaritshëm ekonomisë shqiptare. Para 6 muajsh janë blerë vinça nga më modernët për atë port. Kurrë ai projekt nuk do të gjejë jetë. I them zotërisë Emmar të mos implikohet në mega afera të tmerrshme si kjo…”, tha Berisha
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje