Bota

Mbi 1 milion të vdekur në Europë nga Covid 19. Rriten çmimet për kontratat e reja të vaksinave

Sipas agjencisë së lajmeve “France Presse”, janë raportuar deri tani mbi një milion vdekje në Evropë që nga fillimi i pandemisë Covid 19.

Evropa është zona më e prekur në botë përpara Amerikës Latine dhe Amerikës së Veriut.

Në të 52 vendet dhe territoret e rajonit (i cili arrin në Azerbajxhan dhe lindje të Rusisë), janë gjithsej 1.000,228 vdekje, nga 46,496,560 raste, para Amerikës Latine dhe Karaibeve (832,577 vdekje dhe 26,261,006 raste) dhe SHBA-së e Kanadasë (585,428 vdekje dhe 32,269,104 raste).

Kompanitë farmaceutike – Ndërkohë, ndërsa shkencëtarët dhe qeveritë monitorojnë efektivitetin me kalimin e kohës së vaksinave të ndryshme anti-Covid, sigurinë e tyre dhe ndikimin në progresin e pandemisë, një gjë është tashmë e sigurt: për kompanitë prodhuese, është një marrëveshje kolosale dhe mund të vazhdojë të jetë e tillë për një kohë të gjatë, nëse – siç dëgjojmë në mënyrë të përsëritur me këmbëngulje – nxitës periodikë ose vaksina të modifikuara kundër varianteve të reja të mundshme, do të jenë të nevojshme për të ruajtur imunitetin kundër koronavirusit.

Çmimet e kontratave të vaksinave – Në javët e fundit, “Pfizer”, tashmë kishte evokuar një rritje të çmimeve në një fazë të dytë. Ky hap, tani duket se konfirmohet nga thashethemet e para për negociata të vazhdueshme midis BE-së dhe gjigandit farmaceutik për një furnizim deri në 1.8 miliardë doza në periudhën 2022-2023.

Kryeministri bullgar, Bojko Borisov, parashikoi çmimin që do të arrihej dakordësi në Bruksel. Nga 12 euro fillestare për dozë, tani do të arrinte në 19.5 euro. Një çmim i konfirmuar për agjencinë “Reuters” nga një zyrtar evropian i përfshirë në bisedime, edhe pse komisioni i BE-së, zyrtarisht refuzon të hyjë në detajet e shifrave.

Ndërkohë, ai konfirmon nevojën për të prokuruar rreth 2 miliardë doza “për të përballuar variantet dhe nevojën për të vaksinuar fëmijët dhe të rinjtë”.

Nga ana tjetër, Borisov, bëri llogaritjet sipas të cilave, rritja e çmimit, mund të kushtojë “afërsisht të paktën 18 miliardë euro”.

Ekzekutivi i “Pfizer”-it – Nga ana tjetër, drejtuesi i lartë i “Pfizer”-it, zyrtari kryesor financiar, Frank D’Amelio, nënvizoi që në faza aktuale, kërkesa dhe çmimet “nuk drejtohen nga kushtet normale të tregut”.

Sidoqoftë, për mendimin e tij, kjo është një situatë e destinuar të ndryshojë: “Ndërsa kalojmë nga një pandemi, në një situatë endemike, – tha ai, – forcat normale të tregut do të fillojnë të shfaqen” dhe “ne e konsiderojmë atë, sinqerisht, një mundësi të rëndësishme për vaksina nga pikëpamja e kërkesës dhe çmimeve”.

Për të filluar negociatat e saj për dozat, për 2022-23, Komisioni Evropian ka identifikuar kompaninë “Pfizer-BionTech”, duke pasur parasysh që vaksina e tyre është teknologji e mARN (e konsideruar më efektive nga EMA) dhe duke pasur parasysh që për momentin, kompania ka kapacitetin më të madh produktiv, falë impiantit gjerman në Marburg.

Doza të pamjaftueshme në BE – Ndërsa diskutimet për vitin e ardhshëm kanë filluar, mungesa e dozave të mjaftueshme për të ardhmen e afërt, vazhdon të ndihet në shumë shtete të BE, edhe pse fushatat e vaksinimit kanë parë një përshpejtim në javët e fundit. Në këtë drejtim, Brukseli vazhdon t’i bëjë presion “AstraZeneca”-s për të respektuar angazhimet e saj.

Komisioni i BE-së dhe kompania anglo-suedeze, janë takuar, tha ekzekutivi i BE, por Komisioni “është ende duke pritur që “AstraZeneca” të sqarojë disa çështje të rëndësishme”.

“AstraZeneca” në Irlandë – Pas Italisë dhe Gjermanisë, edhe Irlanda ka rekomanduar që vaksina “AstraZeneca” të mos përdoret te njerëzit nën 60 vjeç, madje edhe tek ata që kanë sëmundje bashkëkohore dhe rrezikojnë seriozisht të sëmuren.

Megjithatë, Sllovenia ka vendosur të heqë kufizimet në përdorimin e vaksinës anglo-suedeze Covid, e cila do të administrohet për të gjithë, pavarësisht nga mosha dhe gjinia, me përjashtim të personave me sëmundje kronike.

Deri më tani, vaksina “AstraZeneca” u ishte administruar njerëzve midis 60 dhe 65 vjeç në Slloveni.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë