Rreth 2 javë nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë, më shumë se 46,000 njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 84,000 ndërtesa ose janë dëmtuar rëndë dhe kanë nevojë për shembje urgjente ose janë shembur, sipas zyrtarëve.
Sipas Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave, operacionet e shpëtimit ka të ngjarë të përfundojnë të dielën në mbrëmje.
AFAD thotë se operacionet e kërkim-shpëtimit kanë përfunduar në shumicën e provincave gati dy javë pas tërmeteve shkatërruese të këtij muaji në Turqi dhe Siri.
“Numri i të vdekurve për shkak të tërmeteve u rrit në 40,642 dhe puna e kërkimit dhe shpëtimit për njerëzit e ngecur nën rrënojat ka përfunduar në shumicën e provincave”, tha Yunis Sezar, kreu i AFAD.
Dëmi është i madh në të dy anët e kufirit dhe zyrtarët shëndetësorë janë të shqetësuar për përhapjen e mundshme të infeksionit si pasojë e dëmtimit të infrastrukturës sanitare dhe mungesës së ujit të pastër në shumë komunitete të goditura.
Në fund të vitit të kaluar, një shpërthim kolere i shpallur në Siri filloi të përfshijë veriperëndimin dhe grupet e ndihmës si dhe ekspertët shëndetësorë kanë paralajmëruar se dëmet e shkaktuara nga tërmetet do të përkeqësojnë situatën.
Frika shëndetësore ka edhe nga pala turke, me mjekët në terren që tregojnë për mungesën e kanalizimeve, ujit të sigurt dhe mbipopullimi i strehimoreve janë rreziqe që mund të rezultojnë në përhapjen e sëmundjes.
Numri i të vdekurve në Turqi është 40,642, ndërsa Siria fqinje ka raportuar më shumë se 5,800 të vdekur, një shifër që nuk ka ndryshuar prej disa ditësh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje