Është zyrtarizuar tashmë nga Federata Ndërkombëtare e Çiklizmit kalendari i ri garave, krejtësisht i revolucionarizuar dhe në një pjesë të mirë të tij i shkurtuar për shkak të emergjencës nga koronavirusi. Garat nisin më 1 gusht me “Strade Bianche”. Turi i Francës është programuar nga 29 gushti deri më 20 shtator. Xhiro e Italisë zhvillohet më 4-25 tetor, kurse Vuelta e Spanjës më 20 tetor-8 nëntor, pra ka një mbivendose garash të rëndësishme. Në total janë 25 gara në pak më shumë se 3 muaj.
Është një kampionat force ai që pritet të zhvillohet nga 1 gushti më 8 nëntor, me gara në të njëjtën kohë, çka do të thotë se skuadrat duhet t’i bëjnë mirë llogaritë. Gjatë Xhiros së Italisë janë programuar edhe gara të tjera me rëndësi, si klasiket Liezh-Bastonje-Liezh (4 tetor), “Amstel Gold Race” (10 tetor) dhe Gand-Vevelgem (11 tetor). Në të njëjtën kohë me Turin e Francës zhvillohet edhe Tirreno-Adriatiko, ndërsa në javën e fundit të Xhiros së Italisë është programuar edhe pjesa e parë e Vueltës së Spanjës, që nuk do të nisë nga Holanda, siç ishte menduar më parë. Do të jenë 18 etapa, të gjitha në territorin spanjoll, nga 21 që zhvillohen zakonisht.
Datat kryesore ta garave të kampionatit
1 gusht – Strade Bianche
5-9 gusht – Xhiro e Polonisë
8 gusht – Milano-Sanremo
12-16 gusht – Dauphine
16 gusht – RideLondon-Surrey Classic
25 gusht – Brittany Classic
29 gusht-20 shtator – Turi i Francës
8-14 shtator – Tirreno-Adriatico
20-27 shtaror – Botërori i Zvicrës
29 shtator-4 tetor – BinckBank Tour
30 shtator – Freçia Vallone
4 tetor – Liezh-Bastogne-Liezh
4-25 tetor – Xhiro e Italisë
10 tetor – Amstel Gold Race
11 ottobre: Gand-Vevelgem
18 tetor – Xhiro e Fiandre
20 tetor-8 nëntor – Vuelta
21 tetor – Bruges-De Panne
25 tetor – Paris-Roubaix
31 tetor – Xhiro e Lombardisë
Mbivendosja e disa garave të rëndësishme në kalendarin e ri ka sjellë irritimin e çiklistëve, të cilët janë shprehur kundër kësaj zgjedhjeje, por duhet ta pranojnë atë. Mateo Trentin, nënkampion në fuqi i botës, tha: “Të paktën tani kemi një kalendar dhe bën mirë për moralin, fizikun dhe të ardhmen. Të kthehemi të garojmë është shumë e rëndësishme për të gjithë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje