Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha ka mbajtur një fjalim në Këshillin e Sigurimit, duke dënuar sulmet ruse në Ukrainë. Në fjalën e tij, Hoxha u shpreh se Rusia duhet të mbajë përgjegjësinw para drejtësisë për ato që po bën.
Sipas Hoxhës, Rusia është izoluar, është transformuar brenda 10 ditësh, ndërsa ushtria e saj është përballur me humbje të mëdha.
“Rusia duhet të mbajë përgjegjësi para drejtësisë. Rama e ka quajtur një turp të vërtetë. Rusia duhet të ndalojë sulmin në Ukrainë, por Rusia nuk po respekton asnjë rregull. Ligji do të vazhdojë, nuk mund ti shpëtojnë përgjegjësive. Krimet që janë kryer në qytete të ndryshme të Ukrainës janë të mëdha. Ajo që ndodhi në Bucha është e tmerrshme”, tha Hoxha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje