Kryesia e PD së Rithemelimit i hapi rrugë emërimit të Gazment Bardhit dhe Agron Gjekmarkajt pa vote si nënkryetarë të partisë referuar disa ndryshimeve statutore që u kaluan pas tre oresh diskutim që në thelb ka kooptimin e tyre në parti sipas pozicioneve parlamentare që ata mbajnë njëri si kryetar grupi dhe tjetri si nënkryetar i Kuvendit.


Më pas u mblodh Këshilli Kombëtar për të miratuar ndryshimet. Në rreshtin e parë të Këshillit përballë dy nënkryetarëve aktuale, Boci dhe Bylykbashi dhe sekretarit të përgjithshëm Noka ishin rreshtuar Bardhi, Gjekmarkaj, Salianji dhe disa deputetë të tjerë. Ra në sy mungesa e Jorida Tabakut, Ferdinand Xhaferrit, Dashnor Sulës dhe Helidon Bushatit. Mbledhja nuk zgjati shume dhe votimi ishte formal. Ndryshimet u miratuan me gjashte vota kunder



Propozimet për ndryshimet statutore u hartuan paraprakisht nga Sali Berisha i cili aktualisht ndodhet në arrest shtëpie i akuzuar për korrupsion pasiv lidhur me privatizimin e kompleksit ‘Partizani’.
Ndryshimet:
Në nenin 47 te statutit të PDSH, pas pikës 2 shtohet pika 3 me përmbajtje si vijon;
Në rast se pas përcaktimit të përbërjes së Kryesisë së PDSH, sipas pikës 1 të nenit 47, deputetë anëtarë të Kryesisë së Grupit Parlamentar të PDSH, nuk rezultojnë anëtarë të saj, këta te fundit kooptohet me vendin Kryesie, si anëtarë të saj me të drejta të plota, deri në përfundimin e mandatit parlamentar, ose zgjedhjen e tyre sipas pikës 1 të nenit 47. Ndërkohë, në nenin 51 të statutit të PDSH, pas pikës 2 shtohet pika 3 me përmbajtje si vijon.
“Në rast se pas zgjedhjes së nënkryetarëve, sipas parashikimeve të nenit 45 rezulton se kryetari i grupit parlamentar të PD-së dhe sipas rastit Nënkryetari/Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë nuk janë fitues sipas kësaj procedure, atëherë ata automatikisht konsiderohen nënkryetarë të partisë për shkak të funksionit. Përgjatë këtij mandati secili prej tyre gëzon dhe ushtron të njëjtat të drejta dhe përgjegjësi si nënkryetarët e zgjedhur, për aq kohë sa gëzon funksionin e drejtuesit të grupit parlamentar të PD dhe/ ose atë të Nënkryetarit/Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë.
Neni 51
Nënkryetarët e Partisë
1. PDSH ka dy nënkryetarë (Katër nënkryetarë) të cilët zgjidhen sipas përcaktimeve të këtij Statuti.
2. Njëri prej nënkryetarëve është kryetar i Grupit Parlamentar.
Neni 47
Kryesia e Partisë
1. Kryesia e Partisë drejtohet nga Kryetari i Partisë dhe përbëhet nga:
a) Kryetari i Partisë;
b) Dy nënkryetarët e Partisë, (Katër nënkryetarët e Partisë);
c) Sekretari i Përgjithshëm;
d) Kryetari i Këshillit Kombëtar;
e) Njëzet anëtarë të zgjedhur me votim të fshehtë nga Këshilli Kombëtar, sipas një liste të miratuar në Kryesinë e partisë me propozim të Kryetarit të Partisë ose kandidaturave të mbështetura nga jo më pak se 15% e anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Jo më pak se 30% e anëtarëve të zgjedhur të Kryesisë duhet të jenë nga gjinia më pak e përfaqësuar.
2. Anëtari i Kryesisë nuk mund të mbajë mandat tjetër përveç atyre të parashikuar në gërmat a), b), c) dhe d) të pikës 1 të këtij neni.
(Shtohet pika që anëtarë kryesie janë kryetarët dhe nënkryetarët e Komisioneve Parlamentare)
Anëtarët e rinj të Kryesisë së Partisë Demokratike të Rithemelimit:
1. Gazment Bardhi – Kryetar i Grupit Parlamentar
2. Ervin Salianji – Nënkryetar i Grupit Parlamentar
3. Agron Gjekmarkaj – Nënkryetar i Kuvendit
4. Zheni Gjergji – (Kryetare, Komisioni i Shëndetësisë)
5. Dhurata Çupi – (Zëvendës kryetare, Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë)
6. Helidon Bushati – (Zëvendës kryetar, Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin)
7. Tomorr Alizoti – (Zëvendës kryetar, Komisioni për Politikën e Jashtme)
8. Ferdidant Xhaferri – (Zëvendës kryetar, Komisioni për Sigurinë Kombëtare)
9. Jorida Tabaku – (Kryetare, Komisioni për Çështjet Evropiane)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje