Gazeta Si – Mbretëresha Elizabeth e Anglisë ka dalë pozitive me Covid 19. “Buckingham Palace” bëri të ditur lajmin, duke specifikuar se sovranja ka simptoma të lehta të sëmundjes, të ngjashme me ftohjen dhe se “ajo do të vazhdojë të marrë trajtim mjekësor dhe të ndjekë udhëzimet e duhura”. Pak ditë më parë, edhe Princi Charles u infektua me virusin dhe u vendos në izolim.
Në “Buckingham Palace”, thonë se “Madhëria e saj” planifikon të vazhdojë të përmbushë “detyrat e lehta në Windsor në javën e ardhshme”.
Mbretëresha, e cila është 95 vjeçe, mori tre doza të vaksinës dhe, përveç djalit të saj Charles, së fundmi edhe nusja e saj Camilla, Dukesha e Cornwall-it, kishte rezultuar pozitive.
Sovrania kishte qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me djalin e saj të madh në javën kur ai ishte infektuar me koronavirus.
Lajmi tronditës vjen vetëm disa javë pasi monarkja më jetëgjatë e vendit arriti Jubileun e saj historik të qëndrimit 70-vjeçar në fron më 6 shkurt.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje