Jo satirë, ne jemi britanikë. Londra nuk e ka mirëpritur me buzëqeshje karikaturën në faqen e parë të së përjavshmes satirike franceze, “Charlie Hebdo”: mbretëresha Elizabeth shtrin në tokë gruan e princit Harry, duke i vendosur një gju në qafë, si në rastin e afrikano-amerikanit të vrarë (Flloyd) nga një oficer policie në Mineapolis, SHBA.
“Pse Meghan u largua nga ‘Buckingham’”, – citohet në titull.
Përgjigja të kujton fjalët e fundit të George Floyd: “sepse nuk mund të marr më frymë”.
Një koment “alla Charlie” për intervistën në të cilën Meghan tha se kishte menduar vetëvrasjen për shkak të mënyrës se si u trajtua në Windsor.
Nga intervista me Oprah Winfrey, të rrjetit televiziv amerikan CBS, gjithashtu dolën akuza për racizëm kundër familjes mbretërore britanike.
Shtypi konservator britanik reagoi furishëm, por disa akuza të fundit ndaj ‘Charlie’-t – i njohur për karikaturat e tij të diskutueshme për Profetin Muhamed – erdhën gjithashtu nga organizata që luftojnë kundër racizmit.
Sipas një sondazhi të “YouGov”, popullariteti i princit Harry dhe gruas së tij, ra në Mbretërinë e Bashkuar pas intervistës: 15 dhe 13 pikë më poshtë, përkatësisht, në më pak se dy javë.
Karikatura, e cila citon vdekjen e George Floyd, ka shkaktuar protesta në të gjithë Britaninë e Madhe: “Charlie Hebdo është një gënjeshtër në të gjitha nivelet”, shkroi në “Twitter” Halima Begum, presidente e institutit anti-racizëm, “Runnymede Trust”.
“Mbretëresha si vrasësi i George Floyd që shtyp qafën e Meghan? Meghan, që thotë se nuk mund të marr frymë? – vazhdon postimi. – Është diçka që nuk tejkalon asnjë kufi, që nuk bën askënd të qeshë dhe nuk dëmton racizmin. Redukton problemet dhe shkakton fyerje, në të gjitha nivelet”.
Për rastin në fjalë, është indinjuar edhe shoqata “Black And Asian Lawyers For Justice”.
Sipas saj, është një kopertinë “e një racizmi skandaloz, të neveritshëm dhe fashist”, – bën të ditur ajo.
Për një grup tjetër anti-racist, kopertina është “një përgjigje mediokre dhe e menduar keq nga “Charlie Hebdo”, e cila përkeqëson problemin. Kjo formë e thjeshtë e satirës, nuk ka vend në luftën kundër racizmit”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje