“Një dyluftim përrallor, një nga triologjitë më të mira të historisë së sportit”, – tha pas ndeshjes Tajson Furi, kampion bote për peshat e rënda në kategorinë WBC, pasi mundi me nokaut në raundin e 11-të sfidantin Deontei Uilder.
Dhe në të vërtetë ishte një ndeshje plot emocione ajo që u zhvillua në Las Vegas, ku Furi e sulmoi Uilderin me një numër më të madh goditjesh, por edhe rrezikoi shumë, duke rënë dy herë në tapet në raundin e katërt. Më pas anglezi e kuptoi se çfarë duhej të bënte dhe mbajti më shumë distancë nga e djathta e tmerrshme e boksierit nga Alabama, por pa hequr dorë asnjëherë nga iniciativa.

Uilder i ka ndjerë të gjitha goditjet, por gjithsesi reagoi mirë dhe me zemër për të përballuar kampionin. E djathta që mbylli llogaritë ishte si një firmë çertifikimi për Furin. “Uilder është një boksier i fortë. Gjithmonë kam thënë se unë jam më i miri në botë dhe ai është i dyti”, – u shpreh anglezi pas ndeshjes.
Mbyllet kështu një rivalitet shumë i ndezur i boksit profesionist gjatë viteve të fundit. Dueli i parë mes të dyve u zhvillua në 2018-ën, me një barazim mjaft të kontestuar, ku Furi dukej se kishte fituar më shumë raunde, pavarësisht se kishte përfunduar në tapet. Edhe në 2020-ën ishte Furi dominues dhe e mbylli ndeshjen në raundin e shtatë. Tani rekordi i tij është është me 31 fitore në 32 ndeshje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje