Gjatë ceremonisë për prezantimin e reformës ligjore, strukturore e organizative për mbrojtjen civile, kreu i qeverisë, Edi Rama u shpreh se do të ketë një tjetër organizim, që merr parasysh përgjegjësi specifike, por edhe sanksione për shkelësit, qofshin institucione shtetërore, apo subjekte private.
“Një projektligj i ri për t’ju qenë sa më pranë komuniteteve që mund të përballen me fatkeqësi natyrore”, u shpreh kryeministri Rama.
Kryeministri u shpreh se “me këtë ligj ka arsye të jemi optimist se kemi një shpërndarje të qartë të përgjegjësive, zinxhir të mirëpërcaktuar të roleve dhe po ashtu”. Ndër të tjera ai vuri theksin te masat që duhen marrë në përditshmëri e jo kur vjen emergjenca.
“Këtu sfida mbetet e përditshmja, jo momenti kur emergjenca shfaqet. Sot ne mund të themi që kemi një bazë të re ligjore të hartuar, të gatshme për miratim. Do të ketë sanksione të qarta për çdo institucion apo subjekt privat, nuk mund dot që në përditshmëri t’i hapim gropën vetes e pastaj kur vjen furtuna t’i kërkojmë shtetit të në nxjerrë nga gropa, nuk mund dot t’i bien shkurt duke këputur kanalin e shkarkimit të ujërave për të bërë një hyrje me palma në lokal dasmash e pastaj ankohemi pse shteti na prishi dasmën kur erdhi furtuna”, u shpreh ndër të tjera kreu i qeverisë.
Kryeministri po ashtu u shpreh se deri më tani “kemi pasur rezultate shumë inkurajuese. Ministria e Mbrojtjes ka qenë e kujdesshme dhe me një qasje strategjike për të adresuar hap pas hapi parandalimin”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje