Futboll

Mbrojtja e Lacios është katastrofë, “shpëton” Tomas Strakosha

Lacio mundi 2-1 me përmbysje Fiorentinën, duke iu kthyer garës së titullit kampion në Serinë A, edhe pse 4 pikët diferencë me Juventusin janë vështirë të rikuperohen. Gjithsesi, lacialët nuk dorëzohen dhe pas humbjes në Bergamo e kanë marrë veten.

Në dy ndeshjet e fundit, mbrojtja e Lacios ka pasur shumë probleme, sidomos ndaj Atalantës. Bardhekaltrit kanë pësuar 4 gola në këto dy ndeshje dhe portieri i Kombëtares, Tomas Strakosha, ka përgjegjësitë e veta për ndeshjen me Atalantën, ndërsa ndaj Fiorentinës ai ishte ndër më të mirët në prapavijë, bashkë me Açerbin. Të dy janë vlerësuar me notën 6 nga shtypi sportiv italian. Patrik dhe Bastos kanë shfaqur një nivel të dobët dhe skuadra u gjend në disavanatzh, pas golit të Riberi, por më pas, Imobile dhe Luis Alberto shënuan golat e fitores.

Srakosha u kritikua jo pak për paraqitjen në humbjen me Atalantën, veçanërisht për golin e tretë të pësuar. Lacio kryesonte 0-2 në atë ndeshje, por në fund doli pa pikë, sepse pësoi 3 gola dhe iu largua 4 pikë Juventusit, që nga ana e tij nuk ka gabuar këto javë. Ndryshe ishte paraqitja e Strakoshës ndaj Fiorentinës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë