Ne rrjet

Mbyllen referendumet e rreme nga Rusia, Putin mund të shpallë aneksimin të premten

Gazeta Si – Votimet e njëanshme në rajonet ukrainase të cilat janë projektuar për t’u aneksuar nga Rusia kanë përfunduar.

Rezultati pritet të dalë të mërkurën në mëngjes, nga të cilat nuk pritet ndonjë ndryshim në krahasim nga referendumet e fundit që ka mbajtur Rusia.

Autoritetet ruse njoftojnë se kanë përfunduar referendumet e njëanshme në katër rajonet e mëdha ukrainase të cilat Moska po përpiqet t’i aneksojë.

Rezultatet e para të referendumit në rajonin e Zaporiozhias paraprake mund të jenë gati të martën në mbrëmje dhe ato finale pritet të publikohen mëngjesin e së mërkurës, 28 shtator.

Referendumet për bashkimin e rajoneve ukrainase me Rusinë filluan në 23 shtator në të ashtuquajturat republika Donjeck dhe Lugansk si dhe në rajonet Kherson dhe Zaporizhia.

Rajonet ukrainase ishin ndër të parat që u pushtuan nga Rusia që pasi ky shtet nisi ofensivën kundër fqinjit të saj.

President rus Vladimir Putin, ka planifikuar të shpallë aneksimin e rajoneve të pushtuara kur ai t’i drejtohet parlamentit rus të premten, sipas ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar.

Udhëheqësit e Rusisë pothuajse me siguri shpresojnë se çdo njoftim për anëtarësim do të shihet si një justifikim i ‘operacionit ushtarak special’ dhe do të konsolidojë mbështetjen patriotike për konfliktin.

Kievi dhe vendet e tjera perëndimore i kanë quajtur votimet të njëanshme dhe të rreme për sa kohë që kanë munguar ekipet e pavarura të vëzhgimit të proceseve zgjedhore.

Me organizmin e referendumeve Rusia planifikon të zyrtarizojë aneksimin e katër rajoneve, Luhansk, Donjeck, Kherson dhe Zaporizhje.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë