Ka ndodhur

Mbytet një turist në kanionin e Langaricës në Përmet

Një turist në kanionin e Langaricës në Përmet ka humbur jetën.

Mësohet se shtetasi i huaj, emri i të cilit nuk dihet, kishte shkuar për të eksploruar kanionin me një grup turistësh të tjerë.

Ai ka ndërruar jetë si pasojë e mbytjes në rrjedhën e Langaricës dhe shkak dyshohet të kenë qenë reshjet e shiut.

Në vendin e quajtur Mulliri i Bënjes policia ka zbuluar turistin e huaj të pajetë të cilin e kanë transportuar në spitalin e qytetit.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Permet.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë