Lajme

Mbytet peshkatari në liqenin e Pogradecit

Një peshkatar është mbytur në liqenin e Pogradecit. Polumbarët janë nisur nga Tirana në drejtim të qytetit jug-lindor për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit.
Bëhet fjalë për 53-vjeçarin Gëzim Seitllari.
Polumbarët janë nisur nga Tirana në drejtim të qytetit jug-lindor për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit. Peshkatari Gëzim Seitllari ka dalë që në datën 31 për të peshkuar në orët e para të mëngjesit dhe nuk është kthyer më.
Familjarët kanë njoftuar policinë, por vetëm dje një skaf ka dalë në mbrëmje për të kërkuar, por ka gjetur vetëm varkën. Ende nuk dihen detaje të tjera apo arsyet e mbytjes së varkës së tij.
Disa ditë më parë, po në Pogradec, dy peshkatarë të tjerë humbën jetën në liqenin e Bradomirës për shkak të mbingarkesës së varkës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë