Gazeta Si – Dy persona janë arrestuar në Himarë, pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike. Policia tha se në kuadër të operacionit të koduar “Parts 2”, është bërë i mundur ndalimi i shtetasve Oltion Bodinaku, 33 vjeç dhe Lulo Hasani, 32 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në kamperin që ata kishin në përdorim, policia gjeti rreth 1.500 doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 1 aparat celular.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas bashkëpunonin me njëri-tjetrin, për shpërndarjen e dozave të kanabisit, kryesisht për turistët, në lokalet e natës, në qytetin e Himarës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje