48 orë nga detyrimi për të treguar pasaportën e vaksinimit në vendin e punës, në Itali janë trazuar ujërat. Janë rritur rezervimet për tamponët për ata që nuk janë të vaksinuar por kanë filluar edhe grevat.
Kështu në zonën e Lingurias, farmacitë janë të rezervuara deri në dhjetor për bërje tamponi.
Mëngjesin e së mërkurës janë vënë re gjithashtu radhët e gjata para shumë farmacive që janë përcaktuar si ‘pika e vaksinimit’.
Ndërkohë hyrja me pasaportë vaksinimi në punë më 15 tetor rrezikon të kthehet në një të Premte të zezë për portet italiane.
Në Trieste, Komiteti i Punëtorëve të Portit (CLPT) – që të hënën kishte dalë kundër certifikatës së gjelbër me pjesëmarrjen e rreth 15,000 vetave, kërcënoi të ndalojë aktivitetin e portit “pafundësisht” nëse nuk ka shtyrje të afatit ndërsa presidenti i Autoritetit Portual, Zeno D’Agostino, njoftoi se do të jepte dorëheqjen.
Mbledhjet janë thirrur në të gjitha portet dhe protesta ka të ngjarë të shtrihet në pjesën më të madhe të gadishullit.
“E vetmja hapje që mund të kenë ndaj nesh është heqja e pasaportës së vaksinimit”, paralajmëroi zëdhënësi i portit të Triestes, Stefano Puzzer, duke folur me Huffington Post, “e premtja do të ketë surpriza sepse nuk do të ndalet vetëm porti i Triestes, pothuajse të gjitha portet do të ndalen”.
Pershtati ne Shqip/ Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje