Gjykata për Krimet e Rënda ka caktuar datën 25 shkurt për seancën e parë të gjykimit ndaj Klement Balilit, i etiketuar si “Eskobari i Ballkanit”.
Treshja gjykuese e përcaktuar përmes shortit do të kryesohet nga Flora Hajredinaj dhe dy gjyqtarë të tjerë, Liliana Baku dhe Ardit Mustafai.
Balili kërkoi gjykim të shkurtuar përmes avokatit mbrojtës, Theodhori Sollaku, por seanca e parë te Krimet e Rënda u ndërpre me pretendimin se Balili ka dashur që ta bëjë personalisht këtë kërkesë.
Mbi Balilin rëndojnë 4 akuza. “Trafikimi i lëndëve narkotike”, i kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal,
refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim dhe pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.
Pas pothuajse tri vitesh në arrati, Klement Balili u vetëdorëzua më 15 janar dhe kjo ngjarje bëri bujë jo vetëm në mediat vendëse, por edhe ato ndërkombëtare. Vetëdorëzimi erdhi pas negociatave ku u përfshinë avokati i tij, Theodhori Sollaku, drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu si dhe nipi i tij, i cili mban dhe postin e kryetarit të bashkisë Delvinë, Rigels Balili.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje