Me 4 raste të reja, sot është konfirmuar numri më i ulët i te prekurve nga Covid-19. Eugena Tomini nga ISHP bëri me dije se situata epidemiologjike vijon të mbetet e qëndrueshme dhe mjekët kanë vlerësuar se numri efektiv i riprodhimit që prej datës 24 prill ka zbritur nën kufirin kritik R1. Tomini theksoi se janë shëruar dhe 4 pacientë të tjerë duke e cuar nurmin e të shëruarve në 654.
“Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 28 pacientë dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive. Prej më shumë se 10 ditësh nuk kemi asnjë humbje jete. Me pak se 15% e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet Covid, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes. Nga fillimi i epidemisë, deri tani, në vendin tonë janë kryer 11089 testime, nga të cilat, 10559 janë testime molekulare dhe 530 janë testime serologjike. Pavarësisht lehtësimit të masave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i fton qytetarët të respektojnë rregullat, të ruajnë distancimin fizik dhe higjienën personale; bizneset të zbatojnë protokollet e sigurisë për të ruajtur shëndetin e qytetarëve,” shpjegoi Tomini.
Më tej ekspertja shtoi se qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm dhe mos të neglizhojnë shenjat e sëmundjes, por të telefonojnë në numrin unik të Urgjencës Kombëtarë 127, ndërsa nëse kanë nevojë për informacion apo këshillim psikologjik të telefonojnë numrin 0800 40 40.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 87 raste
Krujë 56 raste
Shkodër 17 raste
Kamëz 12 raste
Fier 5 raste
Kurbin 3 raste
Elbasan 3 raste
Mirditë 1 rast
Berat 1 rast
Durrës 1 rast
Korçë 1 rast
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje