Gazeta Si – Një 27-vjeçar nga Fieri është arrestuar, pasi mbante armë zjarri dhe lëndë narkotike me vete në makinë.
Ai u ndalua në autostradën e Vlorës dhe pas kontrollit iu gjet armë zjarri pistoletë tip “Zastava” dhe një sasi kokaine.
Policia, thotë se ai po udhëtonte i armatosur drejt Vlorës për t’u konfliktuar me familjarët e bashkëshortes, por ndërhyrja në kohë ka shmagur një konflikt të tillë.
Kishte informacione se ky shtetas po përgatitej të kryente një krim dhe për këtë arsye policia ngriti një postbllok në autostradë, ku ndaluan të riun.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje