Ka ndodhur

Me automatik dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 73-vjeçari në Tropojë

Gazeta Si – Një 73-vjeçar në Tropojë është arrestuar, pasi iu gjet një armë zjarri tip kallashnikov pa leje në banesë.

Policia thotë se ka prangosur D.H., 73-vjeç i cili mbante në banesë armë zjarri pa leje dhe një sasi municioni luftarak. 

“Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë, për veprën penale ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’, shtetasi D. H., banues në fshatin Degë, Tropojë”, – njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë