Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka kërkuar që të kontrollojë firmat e delegatëve për degët në Tiranë ku ai ka qenë drejtues politik.
Ashtu siç kishte paralajmëruar, Shehaj ishte në zyrën e Palokës rreth orës 15.00 të së martës duke verifikuar firmat e delegatëve të degës 5 dhe 7 të PD-së në Tiranë
Agron Shehaj ka përzgjedhur në mënyrë rastësore dy nga delegatët që kishin emrin tek firmëtarët, një sugjerim që i erdhi nga Edi Paloka.
Një delegat që i përkiste njësisë 5 dhe tjetri që i përkiste njësisë 7. Te dy ata sipas telefonatave qe ai beri ‘Live” e kanë konfirmuar dhënien e firmës.
Kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka ka ftuar në vijimësi drejtuesit e PD, mediat dhe të tjerë të bëjnë verifikimin e firmave të mbledhura për thirrjen e Kuvendit më 11 dhjetor.
Agron Shehaj është ndër ata deputet që sot nuk është rreshtuar as me njërën dhe as me tjetrën palë në debatin e hapur dhe publik mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës.
Sot ka dy debate ne PD se kush konsiderohet legjitim; Kuvendi i 11 dhjetorit apo ai i 18 dhjetorit i thirrur nga Basha permes nje mbledhje maratone te kryesise.
Fakti që Shehaj shkoi në zyrën e Palokës çon më shumë ujë nga Kuvendi i 11 dhjetorit i thirrur nga Berisha.
Megjithatë, Shehaj nuk e ka fshehur pakënaqësinë për Lulzim Bashën për mënyrën se si u procedua gjatë zgjedhjeve me kandidatët, dhe pati një përplasje të hapur me të në garën për kreun e Partisë Demokratike, kur edhe garoi përballë tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)










Lini një Përgjigje