Ka ndodhur

Me dokumente italiane të falsifikuara, arrestohet 42-vjeçari në Kukës

Një 42-vjeçar ka rënë në pranga për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.
Policia e Kukësit thotë se është vënë në pranga shtetasi me inicialet K. A., 42 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në banesë iu gjetën dhe sekuestruan dy dokumente identifikimi italiane me gjeneralitetet dhe fotografinë e tij, të dyshuara të falsifikuara.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë