Politike

Më herët i sulmoi, por Tabaku i rendit Ramës 7 raporte për korrupsionin në vend

Kryeministri Edi Rama sulmoi më herët raportet e institucioneve, apo organizatave ndërkombëtare, sa i përket klasifikimit të Shqipërisë në nivele të larta të korrupsionit, duke nënvizuar se nuk kanë marrë parasysh progresin real.

Por ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku renditi në një koment të saj të gjitha raportet ndërkombëtare për korrupsionin, duke e cilësuar situatën alarmante.   

“Shqipëria mbetet vend me korrupsion në shifra alarmante!

Faktet mbeten fakte dhe si ndryshon asnjë lloj propagande sado bajate të jetë.

1 DASH: Shqipëria vendi më i korruptuar i Ballkanit. Për të marrë një tender, një konçension ose çdo lloj kontrate të duhet të paguash ryshfet.

2. TIA: Shqipëria bie me 15 pikë në renditjen për korrupsionin duke pasur rënien më të madhen në botë.

3. Dhoma Amerikane e Tregtisë e rendit korrupsionin si problemin themelor të pamundësisë për të bërë biznes. EUCham deklaron se Shqipëria ka korrupsionin më të lartë në rajon dhe nivelin më të ulët të besimit në qeveri për ta luftuar atë.

4. Global initiative report shprehet se 36% e kompanive kanë paguar të paktën një herë ryshfet që është shifra më lartë në rajon. Kompanitë sipas raportit kanë paguar 30% të vlerës së çdo tenderi duke e çuar vlerën e ryshfetit në 300 mln euro.

5. KLSH: raporton dëm ekonomik në 7 vite që kap vlerën e 7.2 mld euro.

6. Zyra e Auditit BE raporton se 1 në 3 tendera jepen pa garë

7. FMN: 11 koncesionet e mëdha të gjitha pa garë me oferte të pakërkuar”, shkruan ajo.

Tabaku nënvizon se, “PD ka një plan të qartë për ta luftuar korrupsionin”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë