Futboll

Më i madhi i të gjitha kohërave? Një studim i Oksfordit kurorëzon CR7!

Mesi dhe Ronaldo, Ronaldo dhe Mesi. Prej më shumë se 10 vjetësh diskutohet pa ndërprerje se kush është G.O.A.T i futbollit, pra kush është lojtari më i madh i të gjitha kohërave. Ajo që shihet mund të krijojë një ide, por dihet që në sport janë disa faktorë që kontribuojnë për ta bërë një lojtar më të fortë dhe më të dashur se një tjetër.

Profesor Tom Krauford, një matematicien i Universitetit të Oksfordit, nuk ka dyshime: është Kristiano Ronaldo më i madhi i të gjitha kohërave.

Kristiano Ronaldo. Gazeta Si, 8 shtator 2021

Për të dhënë një përgjigje përfundinmtare dhe shkencore, ai ka bërë një listë të 10 lojtarëve më të mirë të të gjitha kohërave, duke marrë në konsideratë 7 faktorë: objektivat e klubit, titujt e fituar, objektivat dhe titujt ndërkombëtarë, “Topin e Artë”, rekordet individuale dhe faktorin “z”, që do të thotë sezone të veçanta produktive, siç është numri më i lartë i golave të shënuar nga Ronaldo në Championsin 2013-2014.

Në një video të publikuar nga “Livescore”, profesori duhet thënë se e ka ngushtuar fushën me lojtarët që kanë fituar të paktën dy “Topa të Artë”. Më pas, për 13 lojtarët e mbetur në garë ai ka aplikuar këta faktorë dhe në bazë të rezultateve, portugezi kryeson me 537 pikë nga 700 të mundshme. Në vend të dytë është Mesi, me 503 pikë.

Një rol të rëndësishëm në këtë studim ka luajtur rekordi i fundit i Kristiano Ronaldos për golat e shënuar me fanellën e kombëtares portugeze (111 gola). Kjo e dhënë e ka ndihmuar shumë që të lërë prapa rivalin e tij historic, Mesin.
Në shkallën e fundit të podit është Pelé, pas tij vjen hungarezi Ferenc Pushkash. Ronaldo “fenomeni” mban vendin e 5-të, pastaj vijnë holandezi Van Basten dhe një tjetër legjendë e Realit, si Alfredo di Stefano. Surprizë është renditja e Maradonës në vend të 9-të, kurse vendin e 10-të e mban Johan Krojf.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë