Ka ndodhur

Me kamion drejt Kapshticës, dy persona kapen me kokainë dhe heroinë

Gazeta Si – Dy persona janë arrestuar në doganën e Kapshticës, pasi tentuan të trafikonin drejt Greqisë 1.1 kg heroinë dhe 750 gr kokainë.

Policia tha se 4 pakot me lëndë narkotike heroinë dhe kokainë iu gjetën të fshehura në trup dhe në çantë pasagjerit.

“Falë shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit me strukturat e DVP Korçë, shërbimet e Policisë Kufitare të Kapshticës kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, automjetin kamion tip “Man”, me drejtues shtetasin D. T., 36 vjeç dhe pasagjer shtetasin M.K., 29 vjeç Nga kontrollet e imtësishme në kamion dhe ndaj këtyre shtetasve, u gjetën 4 pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe heroinë (rreth 1.1 kg heroinë dhe 750 gr kokainë), të cilat i kishte fshehur në trup, pasagjeri në këtë automjet, shtetasi M. K”, – njoftoi policia.

Të dy banues në Elbasan, akuzohen për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Gjithashtu, sasitë e lëndëve narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë