Ka ndodhur

Me nga 20 mijë paund të fshehura në trup në Rinas, procedohen anglezi dhe një italiane

Gazeta Si – Një shtetas britanik dhe një italiane janë proceduar penalisht, pasi kanë tentuar që të hynin në Shqipëri pëmes aeroportit të Rinasit me nga 20 mijë paund secili të fshehura në trup.

Në Rinas, gjatë kontrollit fizik, shtetasit anglez me iniciale W. A., 39 vjeç banues në Londër, iu gjetën të fshehura në trup, 20 mijë paund.

Gjithashtu në Rinas, shtetases italiane E.M., 32 vjeçe banuese në Londër, iu gjetën të fshehura në trup dhe në çantën e dorës, 20 mijë paund.

Ndaj çiftit italo-britanik u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, si dhe iu sekuestrua shuma e parave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë