Ka ndodhur

Me pistoletë në çantë në një taksi, arrestohet i mituri në Lezhë

Një 14-vjeçar që qarkullonte me pistoletë me vete është vënë në prangat e policisë së Lezhës.

Si rezultat i një kontrolli të ushtruar në një mjet taksi, në të cilin ishte pasagjer i mituri, në çantën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.

Sipas policisë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. T., banues në Lezhë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Po ashtu, 5 persona me precedent të mëparshëm penal u shoqëruan për verifikime.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë