Marash Kumbulla vazhdon të bëjë paraqitje impresionuese me fanellën e Romës. Mbrojtësi i Kombëtares ishte 90 minuta në fushë ndaj rumunëve të Kluzhit, ku skuadra e tij fitoi thellë, 5-0. Kumbulla nuk shënoi këtë herë, por shpëtoi portën nga një gol i sigurt, duke larguar topin afër vijës së portës.
Shtypi sportiv në Itali e ka vlerësuar me nota pozitive lojën e 20-vjeçarit shqiptar në këtë ndeshje. Mes elementëve të lojës së tij, është vlerësuar siguria prej lideri që Kumbulla tregon çdo moment që është në fushë. “Një provë e mirë për një lojtar, i cili vazhdon të rritet nga ndeshja në ndeshje. Qetësi dhe siguri prej lideri”, – shkruan “Eurosport” në vlerësimin për Kumbullën, i cili ka marrë notën 6.5

Mbrojtësi kuqezi ka luajtur titullar në Ligën e Europës, por edhe në kampionat, ndërkohë që ka shënuar dy gola të rëndësishëm, atë që i dha fitoren Romës ndaj Jang Bojs dhe golin e barazimit në transfertën me Milanin në Serinë A. Edhe pse është në moshë shumë të re, Kumbulla e ka nisur mjaft mirë aventurën me klubin roman. Pas disa ditësh e presin ndeshjen e Kombëtares në Ligën e Kombeve me Kazakistanin dhe Bjellorusinë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje