Policia rrugore në fundjavë ka forcuar kontrollet në rrugë për të rritur sigurinë dhe për të parandaluar çdo rast të shkeljeve nga drejtuesit e mjeteve.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në rrugën Tiranë-Durrës dhe në Sauk-Tiranë janë evidentuar raste ku drejtuesit e mjeteve ecnin me shpejtësi skëterrë, ndërkohë që u pezulluan 18 leje drejtimi.
“145 km/h – 164 km/h në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë dhe Sauk -Tuneli i Kërrabës-Tiranë, në kushtet kur fluksi i mjeteve në lëvizje është i madh.
Si rezultat i kontrollit me radar, prej orëve të mbasdites e deri në këto momente janë pezulluar 18 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara, janë vendosur dy masa maksimale nga 30 mijë lekë të reja për shpejtësi tej normave të lejuara pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj dhe 21 masa administrative për shpejtësi dhe parakalime të rrezikshme në rrugë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia thotë se nga verifikimi rezultoi se krahas shpejtësisë ekstreme për kushtet e rrugës, 4 prej tyre ishin debitor me mbi 5 masa administrative te pashlyera si dhe dy rezultuan të pasiguruar dhe certifikuar teknikisht.
Po ashtu policia thotë se janë pezulluar 10 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit si dhe janë vënë në pranga dy drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe një tjetër për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje