Rend dhe Ligj

Me shpejtësi 166 km/orë, Policia u heq patentën 9 shoferëve në Tiranë-Elbasan

Policia e Tiranës mbrëmjen e djeshme iu ka hequr lejet e drejtimit 9 shoferëve, pasi lëviznin me shpejtësi të lartë.

Policia ka qenë e fokusuar në zonën pranë Tegut, ku janë evidentuar 9 drejtues që me mjetet e tyre po ecnin në tejkalim të normave të shpejtësisë, në dyfishin e lejuar, me nga 139 km/h deri në 166 km/h.

“Prej katër orësh kontroll, duke u stacionuar me Radar në mbikalime dhe me patrulla mbështetëse në aksin rrugor, janë evidentuar 9 drejtues mjetesh të cilëve u është tërhequr Leja e Drejtimit dhe do dërgohen në OASH, pasi qarkullonin me shpejtësi gati dyfishin e normës së lejuar, shpejtësi që varionte nga 139 km/h deri në 166 km/h, në një orar ku rruga ishte me trafik të plotë dhe rreziku për t’u përfshirë në ngjarje rrugore është i madh”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka edhe një apel për drejtuesit e makinave. “Mos nxitoni për të arritur fundin, vetëbesimi i tepruar dhe neglizhenca ndaj kufizimeve dhe rregullave të qarkullimit rrugor, mund të sjellë pasoja fatale dhe të pariparueshme për ju dhe përdoruesit e tjerë të rrugës”.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/377125616579977/?__xts__[0]=68.ARC1EambGduSdnBRom_LAfRrUbwey6hvmaetpSPnzkpFyG1yfkZdcdhiOEhfGX4aekBCZawvkzqOcZvFD2_N4AwFyvRMvY2TNwDCCIJNrQss4gzJYvYLaU8uen2zOgjblht0AyhFXaqcwMpwTljfwImUmYZSNthosHvgwAHjPZo0yf7Ps1saYYecI38A1K-YJ2HUvBSFV4yJ_JN9deUllUrX-nsvSFB0-ehZUeJkVLacIx5Iyv8M2XyDoW8orWt0pEtUbIGb_pqprEvDvSqiJlsI0XO09eguUTRD1lwEaauMYPxhunOSwwsY_ZS7pPdP_Ke8pTMPBh3PQ8MzNWAV5m-CvK5eu9QIbh9bYAhB&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë