Gazeta Si – Një 47-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë, pasi tentoi të korruptojë policin për t’iu shmangur gjobës për mosmbajtjen e rripit të sigurimit në makinë.
Gjatë kontrolleve parandaluese, Policia Rrugore kanë ndaluar në Kombinat, automjetin me drejtues shtetasin I.P., 47 vjeç, banues në Kavajë, pasi është konstatuar duke përdorur aparatin celular dhe pa vendosur rripin e sigurimit.
Me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljet e kryera, 47-vjeçari i ka ofruar punonjësve të policisë, një shumë parash prej 2000 lekësh të reja.
Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. P., për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje