Sport

Medalja e parë kuqezi në Lojërat Mesdhetare vjen nga një mundës… çeçen

Gazeta Si – Vjen edhe medalja e parë për Shqipërinë në Lojërat Mesdhetare të Algjerisë. Na u dhuron mundja. Zelimkhan Abakarov është kualifikuar për në finale në peshën 65 kilogramë, stil i lirë.

Abakarov mundi fillimisht turkun Munir Reçep 8-4 në gjysmëfinale, kurse në gjysmëfinale eliminoi serbin Stevan Miçiç 9-0.

Abakarov me uniforme te zeze dhe blu. Gazeta Si, 27 qershor 2022

Abakarov, një mundës çeçen i natyralizuar si shqiptar pak kohë më parë, ka të sigurt medaljen e argjendtë. Kuptohet, ai do të synojë të artën në finalen e nesërme me egjiptianin Yehia Hafez. Sidoqoftë, ka ardhur medalja e parë në Lojërat Mesdhetare për Shqipërinë.

Nga mundësit e tjerë, Osman Hajdari mundi në çerekfinale spanjollin Damian Iglesias Vilela, por u ndal në gjysmëfinale nga turku Fatin Erdin. Të martën Hajdari do të luftojë për medalje bronzi ndaj qipriotit Haralambos.

Islam Dudaev, mundësi tjetër çeçen me pasaportë shqiptare, u mund nga turku Samet Ak që në çerekfinale. Ai mund të ripeshkohet për medaljen e bronzit, nëse mund algjerianin Abdelkader Ikal.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë