Sport

Medalje ari dhe rekord kombëtar, Luiza Gega shkëlqen në Lojërat Mesdhetare

Gazeta Si – Luiza Gega ka përmbushur pritshmëritë në Lojërat Mesdhetare. Atletja shqiptare ka fituar sot medalje ari në garën e 3000 metrave me pengesa.

Gega e dominoi plotësisht garën, ku regjistroi kohën 9:14.29, që është edhe një rekord i ri kombëtar. Atletja shqiptare përmirësoi kohën e një muaji më parë, 9:15.48, të arritur në Holandë.

Luiza Gega feston pas fsuksesit. Gazeta Si, 1 korrik 2022

Shqipëria ka fituar dy medalje ari në Lojërat Olimpike, ku kjo e Gegës ka ardhur pas asaj të mundësit Abakarov pak ditë më parë.

Luiza Gega ka fituar medalje ari në Lojërat Mesdhetare edhe 4 vjet më parë, kur ato u zhvilluan në Tarragona të Spanjës.

Një paraqitje shumë të mirë ka bërë sot në Algjeri edhe Franko Burraj. Atleti shkodran arriti të kualifikohet për në finalen e 400 metrave, duke vendosur edhe ai rekord kombëtar në këtë disipline.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë