Gazeta Si – Erkand Qerimaj shpallet kampion Europe në shkëputje. Shtangisti shkodran ngriti 150 kilogramë në baterinë B. Ishte e vetmja provë që ai e kaloi me sukses dhe ka mjaftuar për t’i dhënë medalje ari në stolin e shkëputjes.
Konkurrentët e tjerë, të cilët garuan në mbrëmje, ngritën po 150 kilogramë. Por ata e bënë këtë zgjedhje pas Erkand Qerimajt, kështu që medalja i takon atij.

Në stolin e shtytjes Qerimaj nuk kaloi me sukses asnjë provë, kështu që nuk mundi të regjistrojë rezultat në dygarësh. Megjithatë, ai e ka fituar një medalje të artë, që u bashkohet atyre të Evangjeli Velit në Europianin e Tiranës.
Zhgënjimi i madh ka ardhur nga Briken Calja. Prej tij pritej medalje ari, por sportisi ynë dështoi në të tria provat.
Calja tentoi 150 kilogramë në provën e parë, por nuk mundi ta ngrinte shtangën. Për më tepër ndjeu dhimbje në krah dhe pastaj dështoi edhe në dy provat e tjera në shkëputje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje