Futboll

Media islandeze zbulon pedofilin e Evertonit: Sigurdson, i martuar me Mis Islandën

Sipas versionit online të të përditshmes islandeze “Morgunbladid”, që është edhe siti më popullor në vend, është Gylfi Sigurdson lojtari i Evertonit që është arrestuar të premten pas akuzave për pedofili. Në Angli nuk është bërë i ditur emri për çështje ligjore, por është specifikuar se lojtari është 31 vjeç, është i martuar dhe luan titullar me kombëtaren e tij.

Sigurdson, 31 gola në 156 ndeshje me Evertonin, nuk nuk luajti në një ndeshje stërvitore në fundjavë, pasi nuk ishte grumbulluar në skuadër. Ai është martuar në verën e 2019-ës. Bashkëshortja e tij (që ka fshirë profilin e saj në Instagram) është Aleksandra Ivarsdotir, 31 vjeç, ish-Mis Islanda dhe mes 15 të parave në konkursin e Mis Botës. Është e diplomuar në psikologji dhe çifti është konsideruar si “posh and becks” i Islandës. Të shtunën Sigurdson ka publikuar në Instagram një foto të martesës.

Gylfi Sigurdson. Gazeta Si, 20 korrik 2021

Në fillim të korrikut shtëpia e lojtarit, – që sipas burimeve islandeze është pikërisht Sigurdson, – është kontrolluar nga policia, që ka sekuestruar disa objekte. Evertoni e ka pezulluar lojtarin dhe ka deklaruar se do të mbështesë hetimet. Nesër skuadra e drejtuar nga Rafa Benitez do të shkojë në Amerikë për të marrë pjesë në “Florida Cup”.

Gazeta “Visir” në Islandë ka sjellë edhe reagimin e Federatës Islandeze të Futbollit. Drejtoresha e përgjithshme, Klara Bjartmarz, ka pohuar se nuk ka marrë informacion për faktin se futbollisti i arrestuar të premten është Gylfi Sigurdson, por në mëngjes në federatë është bërë një mbledhje, me sa duket, për këtë çështje.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë