Bota

Mediat amerikane: Teherani ka pasuruar uraniumin deri në shkallën 84%

Gazeta Si – Sipas “Wall Street Journal”, inspektorët e IAEA-s kanë zbuluar se Irani e ka pasuruar uraniumin e tij në një përqindje pastërtie prej 84%, afër 90% që zakonisht identifikohet si pragu për shkallën ushtarake (“gradë armësh”).

Për gazetën amerikane, Teherani aktualisht nuk po grumbullon stoqe. Një lajm i tillë u konfirmua një ditë më parë edhe nga agjencia “Bloomberg”.

Megjithatë fakti që ka arritur ta pasurojë atë deri në këtë prag pastërtie, do të konfirmonte ambiciet bërthamore të Republikës Islamike.

Ndërkohë, Behrouz Kamalvandi, zëdhënës i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, mohoi se Teherani ka filluar procesin e pasurimit të uraniumit mbi shkallën 60%.

“Është një lloj demonizimi dhe shtrembërimi i fakteve, sepse ekzistenca e një ose më shumë grimcave të uraniumit me pastërti më të madhe se 60% në procesin e pasurimit, nuk do të thotë se ka pasurim më të lartë se 60%”, theksoi ai.

Për më tepër, sipas zyrtarit iranian, IAEA “është kthyer në një instrument presioni në duart e disa elementëve” dhe kjo “do të ndikojë negativisht në prestigjin dhe besueshmërinë e organizatës së rëndësishme ndërkombëtare”.

Një përqindje e tillë, tregon se kjo përgatitje është në nivele pak më të ulëta se sa nevojitet për një armë bërthamore.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike po heton tani zbulimin. Ky është niveli më i lartë i uraniumit të varfëruar i gjetur ndonjëherë në vend deri më tani.

Irani i tha më parë IAEA-s se centrifugat e tij ishin të konfiguruara për të pasuruar uraniumin në një nivel pastërtie prej 60%.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë