Kushëririn e ish-ministrit të Brendshëm shqiptar, Saimir Tahiri e pret një dënim i gjatë në Itali, pasi prokuroi e Katanias ka kërkuar 18 vjet e tetë muaj burg për Moisi Habilaj.
Edhe pse vetë Tahiri deklaroi se hetimi për këtë çështje ka përfunduar, mediat italiane bëjnë të ditur se investigimet e Guardia Di Financia vazhdojnë.
Sipas “Meridio News”, dyshimet janë gjithmonë të njëjtat: lidhjet mes zyrtarëve të shtetit dhe trafikantëve
Gjykatësi Antonio Bonomo kërkoi dënimin më të lartë për Habilajn, ndërkohë që ai qëndronte në heshtje, prapa hekurave të një sallë gjyqi në gjykatën e Katanias.

Sipas mediave italiane, hetimet e Guardia di Finanzia u bashkuan më pas me një dosje nga Prokuroria e Krimeve të Tiranës. “Tahiri ka hedhur poshtë gjithmonë akuzat, por hetimi kundër tij vazhdon”, shkruan “Meridio News”.
Magjistratët shqiptarë arritën në muajt e fundit në Itali. Ata morën në pyetje në burgun Bicocca Habilaj, i cili vendosi të përgjigjet, por përmbajtja e procesverbalit, të paktën për momentin, nuk u zbulua. Sipas “Meridio News”. Dyshimet për ndërthurjen e supozuar të shtetasve dhe trafikantëve vazhdojnë
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje