Politike

Mediu: Detyra e parë për ndryshimin, të shkojmë të votojmë

Për kryerepublikanin Fatmir Mediu ka vetëm një rrugë për rotacion.

“Rruga është pjesëmarrja e gjithësecilit. Detyra e parë është të shkojmë të votojmë dhe pastaj të votojmë për “Aleancën për Ndryshim”.

Prandaj është e detyrueshme, është detyrë qytetare, fisnike dhe prindërore, secili nga ne, në çdo qendër votimi, të jemi shqiptarë të bashkuar, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe këtë duhet ta garantojmë si opozitë dhe si qytetarë, të gjithë të bashkuar në datën 25 Prill.

Fitorja do të jetë në qoftë se Paskuqani dhe Kamza do të dalin edhe njëherë si në vitet e para të demokracisë për të votuar”, tha Mediu gjatë një takimi me elektoratin


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë