Politike

Mediu: Duhet të organizohemi në çdo qendër votimi

I renditur në vend të 7-të në listën e kandidatëve për deputet të PD-së për Tiranën, kryerepublikani Fatmir Mediu, gjatë një takimi të zhvilluar në Tiranë, tha ndër të tjera se, volitet ndryshimi me 25 Prill.     

“…Shikoni kë kemi kryeministër, një njeri që nuk ka asnjë lloj limiti njerëzor, një njeri që vetëm shan, fyen, përbuz çdo ditë. E vetmja mënyrë për ta ndryshuar këtë situatë është që fyerjes dhe përbuzjes së tij, sharjes, ne t`i kthehemi me mirëkuptimin me njëri-tjetrin, dashurinë për njëri-tjetrin dhe respektin për familjen dhe vendin tonë.

Por duhet organizuar opozita në çdo qendër votimi, çdo republikan, çdo demokrat”, tha ai


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë