Politike

Mediu, grave: Mos lejoni që të tjerët të flasin për ju

Partia  Republikane organizoi Konferencën Kombëtare të Gruas Republikane, një takim i alternuar me gra pjesëmarrëse në sallë dhe  online.

Gratë dhe vajzat, pjesë e kësaj konference, nëpërmjet fjalës së tyre, ato trajtuan problemet dhe sfidat që hasin.

Nga ana e tij, kryetari i republikanëve, Fatmir Mediu tha se gratë nuk duhet të lejojnë të tjerët të flasin për to dhe se ato nuk duhet të përdoren thjesht për numra dhe kuota. 

“Rama dhe regjimi i tij i korruptuar kërkon që ju të heshtni dhe të mos flisni si sot, të ulni kokën. Kërkon që ju të harroni se kush jeni dhe çfarë doni. Rama dhe sekti që është krijuar sot në politikën shqiptare kanë bindjen se shqiptarët duhet të jenë kokëulur dhe me ta mund të bëjnë çdo gjë. Ata si shqiptarë mund të tallen, mund të dhunohen, mund të rrihen, të shtypen, keqpërdoren, arrestohen, burgosen. Mund t’i lesh papunë, pa arsim dhe pa të ardhme, sepse sipas tyre shqiptarët nuk kanë forcë për t’u ngritur, sepse Rama dhe regjimi i korruptuar që ka ndërtuar, kanë bindjen dhe mendojnë se kanë në dorë jetën, lirinë dhe të ardhmen tonë. Jetën, lirinë dhe ndërtimin e lumturisë, të gjithë ne na i ka falë Zoti. Juve duhet të jeni kudo që flitet; kur flitet për Shqipërinë dhe kur flitet për ju, për të sotmen dhe për të ardhmen. Mbi të gjitha, mos lejoni që të tjerët të flasin për ju, por flisni ju për veten tuaj, duke mos pranuar hipokrizinë dhe keqpërdorimin…”, tha ndër të tjera Mediu.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë