Politike

Mediu kërkon ndryshimin e Kodit: Koalicion dhe vota personale për këshilltarët

Gazeta Si – Kur ende nuk kanë arritur një marrëveshje përfundimtare, aleatët e Partisë Demokratike po kërkojnë të “qepin” ligjin zgjedhor, në mënyrë që të mos ngelin me gisht në gojë nga zgjedhjet lokale të 14 majit të vitit të ardhshëm.

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka depozituar në Kuvend një nismë për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ku primare ka përcaktimin e koalicioneve, daljen me një listë të përbashkët ose të përbërë.
Skema e re që propozon Mediu në emër të grupit të tij parlamentar parashikon të prekë dy sistemet, Parlamentin dhe bashkitë.

Fatmir Mediu. Gazeta Si, 14 nentor 2022

“Sistemi i zgjedhjeve për Kuvend dhe ato Vendore, por zgjedhja në Kuvend nëpërmjet sistemit me kuotre të plotë proporcionale dhe shpërdarjen e mandateve të fituara nga çdo subjekt në nivel zone zgjedhore dhe në nivel kombëtar me korrektim”, – thuhet në propozimin e kryerepublikanit.

Ndërsa kërkon që ashtu si në zgjedhje e fundit parlamentare, edhe për këshillat bashkiakë të përdoret sistemi i listave të hapura, me vota parapëlqyese. Pra, kandidati që merr më shumë vota duhet të zgjidhet në këshill dhe jo sipas renditjes së partive.

“Kandidatët e listës shumëemërore të subjektit zgjedhor, rirenditen në bazë të numrit te votave parapëlqyese, duke filluar nga numri më i lartë i votave. Kur numri i votave është i barabartë, renditja përcaktohet me short. Rirenditja sipas kësaj pike do të përdoret në zbatim të detyrimeve të përcaktuara në nenin 164 dhe 166 pika 3, paragrafi i dyte i ketij Kodi. Në fillim përfitojnë mandat kandidatët që kanë marrë numrin më të lartë të votave parapëlqyese”, – thuhet amendamentet e depozituara nga Mediu.

Ky rregull nuk zbatohet, nëse kandidati më me pak vota në shpërndarjen në nivel zone zgjedhore e më pas në rang vendi, i përket gjinisë më pak të përfaqësuar. Në këtë rast zëvendësimi kalon te kandidati tjetër i renditur menjëherë më lart me numër votash, deri ne sistemimin e listës sipas së njëjtave kritere.

Kur ka marrëveshje të subjektit zgjedhor për renditjen përfundimtare të kandidatëve të listës shumëemerore, mandatet ndahen bazuar ne marrëveshjen përkatëse të depozituar në përputhje me procedurat e parashikuara ne nenet 65 dhe 67 të këtij Kodi.

“Marrëveshja zbatohet drejtpërdrejt nga KQZ-ja kur përmban: a) Formulën e caktimit të renditjes përfundimtare të listës shumëemerore, e cila duhet te garantojë përmbushjen e kriterit që shpërndarja e mandateve fillon nga kandidatët, të cilët renditen mbi bazën e përqindjes më të lartë të votave parapëlqyese të secilit kandidat.

b) Marrëveshja të jetë nënshkruar nga secili kandidat dhe sipas rastit nga kryetari i partisë udhëheqëse të koalicionit, ose nga kryetarët e partive respektive përbërëse të koalicionit”, – thuhet në këto amendamente.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë