Në një takim me strukturat e partisë, kreu i PR-së Fatmir Mediu tha se republikanët do të mbështesin një kandidat të vetëm.
“Ne do të mbështesim si Parti Republikane një kandidat të vetëm. Pavarësisht nga kompozioni në opozitë, ne nuk do të nxjerrim kandidatë për t’i bërë sfidë kandidatit kryesor.
Çdo kandidat që do të dilte në krahun e djathtë, përveç një kandidati, do të ishte kontribut për pushtetin e Edi Ramës dhe këtë situatë katastrofë në Shqipëri. Prandaj do të ketë një kandidat të vetëm”, është shprehur Mediu.
Qëndrimi i kryerepublikanit vjen në një kohë kur nga opozita po dalin jo një por dy kandidatë.
Në njërën anë Sali Berisha dhe në anën tjetër Enkelejd Alibeaj i cili se fundmi e ka zgjeruar listën me gjasë edhe në Elbasan paçka se pak kohë më parë, Luçiano Boçi ishte shprehur se të paktën për atë qark ai kishte rënë dakord me gjithë palët në opozitë për të qenë kandidati i vetëm.
Ndërsa Berisha është shprehur se çdo kandidat që del nga Alibeaj është kandidat i Ramës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje