Politike

Mediu: Votoni ndryshimin, është krim të manipulosh zgjedhjet

Kryerepublikani Fatmir Mediu, gjatë një takimi të zhvilluar në Rrogozhinë, tha se të majtë dhe të djathtë duhet të votojnë për ndryshimin.

“Rama ik!’ duhet ta bëjmë realitet ne, dhe këtë do ta bëjmë realitet duke besuar tek vetja jonë, duke besuar që ne kemi në dorë të ardhmen tonë.

Detyra e parë e gjithësecilit në datën 25 Prill, është të dalim dhe të votojmë, pavarësisht të majtë apo të djathtë, të tregojmë që ne vendosim në një shoqëri demokratike, për fëmijët tanë, për familjet tona, për Rrogozhinën dhe për mbarë Shqipërinë.

Nuk ka krim më të madh se të kërkosh të blesh varfërinë e tjetrit. Nuk ka krim më të madh sesa të kërkosh t`i blesh votat e qytetarëve. Nuk ka krim më të madh se të kërkosh të manipulosh zgjedhjet. Nuk ka krim më të madh se të mos i japësh mundësinë qytetarëve të Rrogozhinës dhe mbarë Shqipërisë, që të kenë të drejtë të marrin pjesë në zgjedhje të lira dhe të ndershme, që të vendosin me bindjen e tyre, pavarësisht të majtë a të djathtë…”, tha ai


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë