Gazeta Si – Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev vijon të jetë një ndër zyrtarët e lartë që ka përdorur retorikën më të ashpër ndaj Perëndimit dhe Ukrainës që nga fillimi i luftës në 24 shkurt.
“Kush tha që Ukraina do të ekzistojë ende në hartat e botës pas dy vjetësh?”.
Ky është dyshimi i insinuuar nga nënpresidenti i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Medvedev, i cili komentoi lajmin se Kievi po përpiqet të sigurojë furnizime me lëndë të parë për dimrin e ardhshëm.
Kjo, falë një marrëveshjeje të mundshme për modelin “Lend-Lease” me SHBA-të, të cilit Kievi do t’i paguante për dërgesat në dy vjet, pasi të rritet prodhimi vendas i gazit.
“Vetëm një pyetje”, – shkroi ish-kreu i Kremlinit në Telegram, “dhe kush nëse Ukraina do të ekzistojë ende në hartat e botës pas dy vjetësh?”.
“Kjo”, përfundoi ai, “pavarësisht se amerikanët kanë investuar kaq shumë në projektin e tyre anti-rus”.
Pasi kërcënoi Europën me apokalips bërthamor, për shkak të mbështetjes me armë për Kievin, Medvedev lëshon një tjetër deklaratë të fortë ndaj Ukrainës, duke synuar fshirjen e saj nga harta e botës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje