Princi Harry do të jetë i vetëm pa bashkëshorten e tij Meghan Markle në varrimin e Princit Philip të shtunën e ardhshme. Lajmi është konfirmuar nga Pallati Buckingham.
“Duka i Sussex po planifikon të marrë pjesë. Dukesha e Sussex është këshilluar nga mjeku i saj që të mos udhëtojë. Kështu që duka do të marrë pjesë,” tha një zëdhënës mbretëror në një konferencë.
Meghan, 39 vjeç, është duke pritur fëmijën e dytë të çiftit, një vajzë. Harry, 36 vjeç, po përgatitet të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar në ditët në vijim dhe do të jetë hera e parë që ai ka shkon vend në më shumë se një vit.
Është gjithashtu hera e parë që ai do të takojë anëtarë të Familjes Mbretërore që kur intervista e tij dhe Meghan me Oprah Winfrey u transmetua muajin e kaluar, që shkaktoi shumë bujë për shkak të raporteve të tyre me anëtarët e familjes mbretërore.
Me listën e të pranishmëve të kufizuar në 30 persona nën udhëzimet e qeverisë së Britanisë për shkak të COVID, pritet që familja e ngushtë e Philipit, duke përfshirë fëmijët dhe nipërit e mbesat e tij, do të përbëjnë pjesën më të madhe të atyre që do të jenë në funeral. Në ceremoni do të mungojë gjithashtu edhe kryeministri britanik Boris Johnson pasi ka vendosur që t’u lërë më shumë hapësirë të afërmve të princit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje