Nga fillimi i Ramazanit, vetëm myslimanët që janë vaksinuar ose kanë fituar antitrupa kundër Covid-19 do të lejohen të udhëtojnë drejt Mekës për pelegrinazhin e umres.
Ndryshe nga haxhi, pelegrinazhi më i shkurtër i umres nuk është i detyrueshëm dhe mund të kryhet në çdo kohë të vitit.
Ministria e Haxhit ne Arabine Saudite njoftoi se tre kategori njerëzish do të pranoheshin në Mekë, ata që kanë marrë dy doza të vaksinës; ata që kanë marrë një dozë të vetme të paktën 14 ditë më parë; dhe njerëzit që janë rikuperuar nga virusi.
Vetëm ata do të kenë të drejtë të marrin pjesë në lutjet në Xhaminë e Madhe në qytetin e shenjtë të Mekës. Ai shtoi se kushti gjithashtu zbatohej për hyrjen në xhaminë e Profetit në qytetin e shenjtë të Medinës.
Ministria tha se rregullat e reja hyjnë në fuqi në fillim të Ramazanit por ishte e paqartë se sa do të zgjasin.
Arabia Saudite ka raportuar më shumë se 393,000 raste me koronavirus dhe 6,700 vdekje nga Covid-19. Ministria e shëndetësisë e mbretërisë tha se kishte shpërndarë më shumë se 5 milion vaksina koronavirus, në një vend me një popullsi prej më shumë se 34 milion.
Muajin e kaluar, mbreti Salman zëvendësoi ministrin e haxhit, muaj pasi mbretëria priti haxhin më të vogël në historinë moderne për shkak të pandemisë. Mohammad Benten u rrëzua nga posti i tij dhe u zëvendësua nga Essam bin Saeed, sipas një dekreti mbretëror të botuar nga Agjencia Zyrtare Saudite e Shtypit.
Mbretëria priti haxhin në fund të korrikut të vitit të kaluar. Vetëm 10,000 banorë të Arabisë Saudite u lejuan të marrin pjesë, krahasuar me 2.5 milion myslimanë nga e gjithë bota që morën pjesë në vitin 2019. Është e paqartë se sa pelegrinë do të lejohen të kryejnë haxhin këtë vit, pasi Umre zakonisht tërheq miliona myslimanë nga e gjithë bota çdo vit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje