Sport

MekGregor kthehet në ring, sfidë …alkoolike ndaj Çerrones

Konor MekGregor do të kthehet në ring, 15 muaj pas ndeshjes së tij të fundit (tetor 2018, kur humbi ndaj Khabib Nurmagomedov). Më 18 janar 2020, në “T-Mobile Arena” të Las Vegasit, ai do të ndeshet me Donald “Cowboy” Çerrone. Lajmi është dhënë për ESPN-në nga Dana Uajt, por indiciet i kishte dhënë më parë kundërshtari i tij.

MekGregor prodhon uiskin e tij “Proper Twelve”, ndërsa “Cowboy” është imazh i birrës “Budweiser”. Me një postim në Instagram disa muaj më parë ai kishte vënë pranë njëra-tjetrës dy shishet e këtyre pijeve, si për të thënë se është një sfidë alkoolike.

Ndeshja në fjalë është mjaft interesante për shumë arsye. E para, për të testuar gjendjen e MekGregor, i cili ka bërë vetëm një ndeshje në 3 vjet. E dyta, për kundërshtarin, një veteran që nu duhet nënvlerësuar aspak. Çerrone vjen nga dy humbje radhazi, por askush nuk ka fituar sa ai në UFC (23 ndeshje). Ai është një ish-kampion i “Muay Thai”, por nuk është aq personazh mediatik sa MekGregor.

Çerrone ka gjak italian dhe është “Cowboy” në pamje dhe në jetë. Në Nju Meksiko ka hapur një palestër. Pavarësisht se vitet kalojnë, mbetet i frikshëm, sepse është i paparashikueshëm. Vëmendja e të gjithëve sigurisht është te MekGregor, jo vetëm e 50 milionë ndjekësve. Nëse mund “Cowboy”-in, ai vërteton se është një luftëtar i fortë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë