Mesi, Ronaldo dhe yjet e basketbollit mbeten pas: sportisti më i paguar vitin e fundit, sipas klasifikimit tradicional të “Forbes”, është Konor MekGregor. Irlandezi i arteve marciale mikse, vitin e fundit, – shifra të marra nga janari 2020 deri në janar 2021, – ka arkëtuar 180 milionë dollarë (gati 150 milionë euro).
MekGregor është një yll planetar, por rezultati është gjithsesi i jashtëzakonshëm, nëse mendon se ai ushtron një sport të ri, me pak vite jetë. Në 2016-ën u bë kampion UFC në dy kategori peshe në të njëjtën kohë. Në vitin e jashtëzakonshëm të MekGregor ka ndikuar një faktor më shumë se të tjerët: shitja e brandit të tij të uiskit “Proper no.twelwe”, që u ble nga kolosi i pijeve alkoolike “Proximo Spirits” për rreth 150 milionë. Pjesa tjetër e të ardhurave vjen nga sponsorët dhe aktivitetet e tij sportive, 22 milionë për 2 takime. MekGregor është sportisti i tretë pas Roxher Federer dhe Tajger Vuds, që kalon shifrën e 70 milionëve përfitime.

Një e dhënë tjetër për t’u nënvizuar është se vitin e pandemisë yjet nuk e kanë kaluar keq, falë të ardhurave jashtë sportit, edhe pse rasti i MekGregor është një histori më vete. Dhjetë sportistët më të pasur në këtë klasifikim fitojnë 1.05 miliardë dollarë (870 milionë euro), shifra e dytë pas 2018-ës (1.06), kur në krye ishte Floid Mejuedhër, i cili pjesën më të madhe të përfitimit e bëri falë “pay-per-view” kundër MekGregorit. Ja dhe klasifikimi i plotë.
Konor MekGregor (MMA) 180 milionë
Lionel Mesi (futboll) 130 milionë
Kristiano Ronaldo (futboll) 120 milionë
Dak Preskot (NFL) 107.5 milionë
LeBron Xhejms (NBA) 96.5 milionë
Nejmar (futboll) 95 milionë
Roxher Federer (tenis) 90 milionë
Ljuis Hemilton (F.1) 82 milionë
Tom Bredi (NFL) 76 milionë
Kevin Durant (NBA) 75 milionë
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje