Deputetja e PD, Jorida Tabaku ngre shqetësimin lidhur me menaxhimin e fondeve të BE, nga zyra e ngritur për koordinimin e këtyre fondeve, në varësi të ministrisë së Financave.
Tabaku thotë se kjo zyrë, “ka ndryshuar destinacion dhe drejtues duke kompromentuar jo pak besimin dhe raportet me partnerët në lidhje me donacionet”.
“Ditën e djeshme Komisioni i Integrimit Europian diskutoi në lidhje me manaxhimin e fondeve të BE!
Në korrik të vitit të kaluar me një vendim abuziv u krijua zyra për koordinimin e fondeve ku u përfshinë dhe fondet IPA të BE.
Kjo zyrë që është krijuar pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë që në fillimet e saj dhe që partnerët i kanë besuar, ka ndryshuar destinacion dhe gjithashtu drejtues duke kompromentuar jo pak besimin dhe raportet me partnerët tanë në lidhje me donacionet.
Është fakt që partnerët ndërkombëtarë kanë shprehur pakënaqësi për kalimin e zyrës nën varësinë e drejtë për drejtë të kryeministrit!”, shkruan Tabaku në Facebook
Sipas saj, ka një fakt të padiskutueshëm për mënyrën se si do të manaxhohen këto fonde nga kjo zyrë.
“Mbledhja e disa përgjegjësive si ajo e informimit, koordinimit fondeve BE por dhe e funksioneve lokale në zyrën e KM është kundër parimeve europiane të gjithëpërfshirjes e decentralizimit”, shkruan Tabaku.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje